Rama takim me Vuçiç, Vokshi: E papranueshme që Shqipëria të shërbejë për të përmirësuar imazhin e Serbisë
Albana Vokshi, shprehet se protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë, është dëshmia e parë që tregon që PD e rithemeluar, është parti jo e gjumit letargjik, por opozitë e gjallë e premtimeve të mbajtura.
Vokshi në fjalën e saj, theksoi se është e papranueshme që Edi Rama është në krah të Vuçiç dhe që që Shqipëria të shërbejë për të përmirësuar imazhin e Serbisë.
Albana Vokshi: Kjo protestë është dëshmia e parë, është premtimi i parë i mbajtur që tregon se PD e rithemeluar, është parti jo e gjumit letargjik, por opozitë e gjallë e premtimeve të mbajtura. Në këtë vend tradhtia e hajnia vijnë shpesh, por Kosova dhe Shqipëria janë një. Është protesta e parë nga një parti politike dedikuar një çështje të madhe kombëtare. Kosova është toka e gjyshërve të mi. Sot e them që rrjedh me familje patriotike që kanë lënë gjurmë. Protesta sot një gëzim i dyfishtë për mua, në rrafshin personal por edhe në politik. Sot Kosova është e pavarur, por pavarësinë e saj po e lufton Vuçiç, po e luftojnë dhe klanet serbe që janë bashkuar.
Jam këtu për Kosovën, që gjaku i gjyshërve tanë mos të shkojë, dëm. Është e papranueshme që Rama në vend që të jetë këtu me shqiptarët është me Vuçiç. Është e papranueshme që Shqipëria të shërbejë për të përmirësuar imazhin e Serbisë. S’ka kërkuar askush ndjese për mijëra gra, burra, fëmijë të vrarë dhe të masakruar, në Kosovë. Të bëhemi bashkë të gjithë shqiptarët, në mbrojtje të çështjes Kombëtare. Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria.
