Raporti i FMN, Zusi: S’janë bërë politikat e duhura, ekspertët s’kanë prezantuar projektet që prodhojnë zhvillim
FMN, në raportin e fundit për Shqipërinë, ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP)
Eksperti i ekonomisë Alban Zusi, nënjë intervistë për Ora Nws, ne gazetaren Matilda Mcini është shprehur se faktorët që kanë ndikuar në uljen e ekonomisë në vendin tonë, është pandemia, tërmeti i 26 nëntorit, por edhe kriza ndërkombëtare.
Por pavarësisht kësaj, Zusi shprehet se nuk janë bërë politikat e duhura për të përballuar krizën ekonomike.
Alban Zusi: Ka pas faktorë ka kanë ndikuar në rritjen e e varfërisë në këto dy tre vitet e fundit. Efekt ka pasur tërmeti por edhe pandemia. Kësaj i shtohet edhe kriza ndërkombëtare, por unë vazhdojë të jem kritik ndaj politikave ekonomike të vendit tim, të cilat krahasuar me vendet e rajonit, lënë shumë për të dëshiruar. Unë jm kritik, në konceptin e zhvillimit të këtij vendi. I gjithë fokusi në Shqipëri, është përqendruar tek bizneset e mëdha, tek projektet e mëdha, të cilat në vetvete nuk janë të kontestueshme si princip, por kur ekzagjërohet me to dhe kur e gjithë vëmendja shkon në këtë formë të zhvillimit duke bërë projekte të mëdha dhe duke mos mbështetur bizneset e vogla të mesme me projekte me financime, me katalizator, me buxhetin e shtetit.
Ai shprehet se nëse buxheti i shtetit do të shpërndahej në biznese të vogla, do të kishte një rritje ekonomike.
Alban Zusi: Nëse paratë e buxhetit të shtetit do të shpërndaheshin nëpër biznese të vogla, mund të kthehet mirëqenia brenda 3-4 vitesh.
Ndër të tjera Zusi thekson se problemi qëndron te paaftësia e ekspertëve për të propozuar projekte që prodhojnë zhvillim.
Alban Zusi: Teknicienët që janë pranë qeverisë, duhet të kenë kurajo që të mos fshihen pas letrave, të mos fshihen pas projektvendimeve, por të ballafaqohen me idetë që vijnë nga biznesi apo nga ekspertiza e pavarur. Problemi nuk është tek vullnetet politike sa që është tek paaftësia te ekspertëve për të propozuar projekte që prodhojnë zhvillim dhe te mungesa e integritetit të këtyre njerëzve që shohin në sy shefat e tyre dhe përpiqen të kuptojnë se ça do donte ai diçka.
Ekonomia po rritet dhe do vazhdojë të rritet, dhe kjo po ndodh në saj të vet punës që bëjnë bizneset sepse kjo është ajo forca dhe magjia e ekonomisë së tregut, ku njerëzit për shkak të interesit të tyre personal , ndonëse mund të kenë vështirësi ato përsëri vazhdojnë të ecin përpara.

