Bajraba: Rritja ekonomike mbi 7% ishte përtej pritshmërive, ka të bëjë edhe niveli i vaksinimit
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ekspert i ekonomisë Ilir Bajraba u shpreh se rritja ekonomike mbi 7 % ishte përtej pritshmërive.
Sipas tij, inflacioni përpos sektorit të energjinë, në sektorët e tjerë nuk ka pësuar rritje dhe se sektori i turizmit ka performuar me ritme të kënaqshme, pavarësisht pandemisë.
Bajraba: Rritja ekonomike mbi 7% ishte përtej pritshmërive. Po ashtu raporti i FMN-në përmend rritje të inflacionit në energji, por jo në produktet bazë, çka është një gjë pozitive. Duhet pasur parasysh që shumë vende kanë një inflacion shumë të lartë momentalisht.
Edhe sektori i turizmit ka performuar me ritme të kënaqshme, pavarësisht pandemisë. Një faktor tjetër interesant ka qenë trendët e ritmeve të vaksinimeve që ndikojnë në rritjet ekonomike. Ky është një trend që po diskutohet dhe vihet re. Ne në rajon jemi ndër të fundit në këtë aspekt.
