Ivica Daçiç: ‘Open Balkan’ është nismë serbe
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka dhënë një detaj mjaft të rëndësishëm lidhur me iniciativën ‘Open Balkan’ të cilën e ka përqafuar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Daçiç ka deklaruar se ‘Ballkani i Hapur’ është iniciativë e Serbisë dhe kjo është arsyeja pse vendet e tjera të rajonit e kundërshtojnë pasi sipas tij nuk merren me idenë, por me vendin që e ka iniciuar.
Daçiç: Ballkani i Hapur ka ardhur si propozim i Serbisë dhe kjo është arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme. Kundërshtarët e saj janë më shumë kundra Serbisë, se sa vetë idesë, pasi i shqetëson fakti që shteti ynë ka qenë propozuesi i kësaj iniciative.
Akuzat ndaj Ballkanit të Hapur se është iniciativë serbe kanë qenë të shumta.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e kanë quajtur një iniciativë të Serbisë që i hap rrugë hegjemonisë serbe në rajon.
Po kështu, kritik i fortë i kësaj nisme ka qenë edhe ish-kryeministri Berisha, i cili ka paralajmëruar protesta kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç në 20 dhe 21 dhjetor, ndërsa ai, kryeministri Rama dhe Zaev do të mbajnë takimin e radhës të nismës ‘Ballkani i Hapur’ në Tiranë.
