Kusari: Shqipëria shumë keq në raport me lirinë e medias, e kemi dokumentuar sulmin ndaj RTV Ora
Në një intervistë për RTV Ora, përfaqësuese e Qendrës Evropiane për Lirinë e Medias Flutura Kusari u shpreh se BE vazhdon t’i mbështesë gazetarët.
Ajo tha se është vënë re që RTV Ora ka qenë disa herë në sulm nga autoritetet publike dhe se këto sulme janë dokumentuar.
Kusari: BE vazhdon t’i mbështesë gazetarët, këtë madje më shumë se viteve të tjera. Mama kemi një rritje të politikanëve të këqij që nuk duan që gazetarët tua ekspozojnë bëmat, gjendja e gazetarëve vazhdon të përkeqësohet. BE po mundohet që të vendosë standarde sidomos në raport me sigurinë e gazetarëve. BE ka projekte dhe asistencë në mënyrë që të ndihmojë punën e gazetarëve. Ne dokumentojnë dhunën ndaj Mediave.
Kemi vënë re që RTV Ora ka qenë disa herë në sulm nga autoritetet publike. Ne përdorim dy platforma për të bërë këtë dokumentim. Nuk është e vështirë për të parë e dokumentuar se çfarë po i ndodh orës apo edhe mediave të tjera. Gazetarët bëjnë mirë që flasin, ne vetë flasim me gazetarët dhe me shoqata apo gazetarë të tjerë. Të gjithë konfirmojnë shkeljet që ne kemi raportuar. Ne i kemi dokumentuar dhe kemi reaguar publikisht, duke monitoruara sjelljen e institucioneve publike.
Kusari shtoi se një prej shteteve ku situatë është e rënduar është Shqipëria, ku ka një mbyllje hermetike të institucioneve dhe kontroll të informacioni.
Kusari: Nga ka nevojë që të jesh në BE për t’i lënë gazetarët të lirë. Një prej shteteve ku situatë është e rënduar është Shqipëria. Po flasim për mbyllje hermetike të institucioneve dhe kontroll të informacioni, po flasim për shtypje të gazetarëve pasi ka shtypje të tyre për të raportuar temat që duan të raportojnë. I takon shtetit që të krijojë kushte për gazetarinë. Shqipëria është keq në raport me lirinë e medias. Ka fushata denigruese dhe shkon deri aty sa u duket normal sa të sulmosh gazetarët.
