Gola, gafa, emocione dhe “show”, Tottenham ndal në barazim 2-2 Liverpool. Shihni golat
Tottenham arrin të ndalë Liverpool por ndeshja në “Hotspur Stadium” ishte një spektakël që nuk përfundonte asnjëherë.
Tottenham që vinte nga dy ndeshje pushim për shkak të vatrës me infeksione të covid-19, tregoi se këtë sezon me Conten do të jetë kockë e fortë për të gjithë ndërsa Liverpool dhuroi spektakël por bëri gabime të pafalshme.
Harry Kane kaloi të parët në avantazh vendasit me një gol në 13’ teksa miqtë kishin humbur disa raste të pastra për të shënuar. Gjithsesi Liverpool vendos barazpeshën në 35’ me Diogo Jotan.
Edhe pjesa e dytë ështe e furishme për Liverpool që shënon me Robertson në 69’ por mbrojtësi gabon më vonë duke dale me të kuq.
Kur loja dukej në dorën e Liverpool, në 74’, Alisson bën një dalje të pafalshme duke i falur golin Son Min me ndeshjen që shkon drejt barazimit 2-2.
Edhe pse skuadrat përpiqen, ndeshja përfundon 2-2, një rezultat që ndihmon Tottenham të mos largohet nga zona e Europës teksa Liverpool mbetet 3 pikë larg Man. Cityt kryesues./Ora News/.
