Video/ Nuk ka fitues në “derbin” e shqiptarëve, Manaj dhe Bajrami ndajnë pikët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2021, 17:11
Empoli i Andreazzolit dhe shqiptarëve u ndal në një barazim 1-1 në sfidën e radhës në Serinë A. Miqtë vijnë nga një formë e jashtëzakonshme që po i shtyn drejt Europës por sot u ndalën në barazim përballë Spezias së Rey Manajt.
Sulmuesi shqiptar ishte titullar dhe përballë në fakt nuk kishte asnjë shqiptar që nga fillimi teksa Nedim Bajrami u fut në pjesën e dytë 20 minuta nga fundi e kësaj radhe nuk shënoi.
Edhe Manaj doli nga fusha në pjesën e dytë por dy autogola përcaktuan rezultatin.
Në 50’ autogoli i Marizza i dha avantazhin Spezias ndërsa në 71’ një autogol i Nikulau vendosi barazpeshën. Një barazim 1-1 që i shërben Empolit por jo Spezias që po noton në zonën e ftohtë të renditjes./Ora News/.
