Video/ Arsenali kthehet në një “kërcënim”, dominon edhe Leeds 4-1
Vjen fitorja e tretë radhazi për Arsenalin. Djemtë e Artetas po bëjnë realisht mjaft mirë dhe po shkëlqejnë me lojë dhe me rezultat teksa dominuan 4-0 Leeds United në transfertë.
Teksa ndeshjet e tjera të ditës së sotme të Premier League janë shtyrë për shkak të pushtimit nga covid-19, Arsenali me Leeds ishin të vetmet skuadra që zbritën sot në fushë dhe ndeshja foli vetëm për “topçinjtë”.
Granit Xhaka ishte sërish titullar sot ndërsa dy gola të shpejtë në 16’ e 29’ nga Martinelli shokuan vendasit. Në 42’ realizoi edhe i riu Saka që mbylli praktikisht sfidën edhe pse në 75’ me penallti braziliani Raphinha shënoi golin e nderit. Pati vend edhe për një gol tjetër nga topçinjtë që mbyllën sfidën me rrjetën e Emile Rowe.
Me këtë fitore, Arsenali ruan vendin e katërt në renditje me 32 pikë dhe bëhet kërcënim për Chelsean që ka 37 pikë./Ora News/.
