Video/ Leipzig e mbyll vitin me humbje, fiton sërish Eintracht Frankfurt
Eintracht Frankfurt ndoshta do të ishte ekipi i vetëm që do të kërkonte të luhej ende në Bundesliga për faktin se është ekipi më në formë pas Bayern Munchen dhe arriti fitoren e tretë radhazi dhe të 6 në 7 ndeshjet e fundit. “Viktima” e radhës për ta ishte Mainzi ndaj të cilëve u imponuan me rezultatin minimal 1-0. Ky sukses e ngjit Eintrachtin mes 4 më të mirëve dhe e fut në lojë për një vend në Champions League.
Ndyshe ishte mbyllja për Leipzig që zhgënjeu në ndeshjen e fundit në shtëpi në Bundesliga teksa u mund 0-2 nga Arminia Bielefeld. Një skuadër plot me talente po vuan shumë këtë vit dhe tashmë e sheh veten në vendin e 9 me 22 pikë.
Në sfidat e tjera, Greuther barazoi pa gola me Augsburg, Hoffenheim barazoi 1-1 me M’Gladbach dhe Union Berlin fitoi 1-0 në fushën e Bochum./Ora News/.
