Video/ Dortmundi merr pushimet me humbje, e mund Hertha Berlin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 20:45
Borussia Dortmund ben një paraqitje të shëmtuar ne ndeshjen e fundit për këtë vit ne Bundesliga. Skuadra e Rose nuk arrin të mbajë të njëjtin nivel me Bayern Munchen, ku edhe pse në vend të dytë gabon një ndeshje që e nisi shumë mirë duke shënuar fillimisht me Julian Brandt.
Pjesa e dytë është e tmerrshme për miqtë ku Hertha Berlin arrin të shënojë 3 herë me Belfodil dhe Richter në 57’ e 69’ duke hedhur në tapet Borussian. Goli i Tigges në 82’ vetëm sa rihapi ndeshjen por rezultati mbetu 3-2, një humbje që duhet të ketë reflektim në Dortmund.
Në harkun e 15 ditëve verdhezinjtë kanë humbur 8 pikë dhe nga 1 pikë diferencë që ishin me Bayernin tani janë 9 pikë larg. Zhgënjim i vërtetë./Ora News/.
