Shtesa me fat edhe për Uzunin. Sulmuesi kuqezi i jep fitoren Ferencvaros (Video)

Pas Endri Çekiçit, një tjetër legjionar i kombëtares kuqezi realizon në minutat shtesë. Është Myrto Uzuni që ka realizuar edhe ai një gol që vlen 3 pikë për Ferencvaros, me kampionët në fuqi që nuk po kalonin një moment të mirë.

Ata vinin pas një humbjeje dhe një barazimi dhe fitorja në shtëpi ndaj Honved ishte e domosdoshme dhe vetëm goli i Uzunit ua dha këtë kënaqësi tifozëve dhe skuadrës.

Në minutën e 91’ ai shërbehet mirë në zone ku nuk mund të gabojë dhe ky sukses falë sulmuesit shqiptar rikthen Ferencvaros në krye të kampionatit hungarez./Ora News/.