Fitore drithëruese për Barcelonën, mund me vështirësi 3-2 Elchen. Shihni golat

Barcelona kishte nevojë për një fitore patjetër në “Camp Nou”. Pas paraqitjeve të fundit që nuk morën atë që kërkonin, katalanasit rigjetën 3 pikët por me shumë vuajtje.

Dukej sikur pas pjesës së parë skuadra e Xavit e mbylli ndeshjen pasi dominoi dhe shkëlqeu me dy golat e të rinjve, Jutgia në 16’ dhe Gavi në 19’. Praktikisht ndeshja e mbyllur por pjesa e dytë në mënyrë të habitshme, vendasit pësojnë dy gola të shpejtë.

Morente në 62’ dhe Milla në 63’ vendosën barazpeshën dhe heshtjen në “Camp Nou” por vetëm në 85’ sërish i riu Nico shënoi duke çliruar Barçën.

Kjo fitore e lançon ekipin katalanas drejt zones së Europës teksa në mesjavë ka një tjetër ndeshje të rëndësishme për t’u fituar./Ora News/.