Interi i pandalshëm, fiton dhe argëtohet 5-0 me Salernitanën. Shihni golat e suksesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 22:39
Interi po shkëlqen në Serinë A. Zikaltërit luajtën në transfertën me Salernitanën në një sfidë të dominuar, të luajtur me një ritëm fantastik dhe në fund largohen me 5 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Ivan Perisiç hapi serine e golave në 11’ teksa Dumfries në 33’ dyfishoi rezultatin. Edhe pjesa e dytë ishte një goleadë e vërtetë ku shënuan Sanchez në 52’, Lautaro ne 78’ dhe Gagliardini në 88’ për ta mbyllur 5-0 sfidën.
Një fitore që çon sinjale të rëndësishme, Interi me Inzaghin po shkëlqen dhe për titull nuk do të lëshojë asgjë me një ritëm të tillë./Ora News/.
