Shikoni nokautin e frikshëm. Një yll i youtube mposht ish kampion e UFC
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2021, 09:25
Jake Paul duket se e ka seriozisht karrierën në boks. 24-vjeçari është bërë i famshëm si youtuber dhe influencer ku ka miliona ndjekës në rrjetet e tij sociale por sot fama e tij mori një tjetër hov pas fitores së dytë ndaj Tyron Wodley.
Ky i fundit nuk është ndonjë influencer por ish kampion në UFC dhe mënyra e fitores së fundit të Paul i ka lënë të gjithë me gojë hapur.
Një nokaut i frikshëm në raundin e gjashtë që ngjason shumë me nokautet në duelet e mëdha të boksit edhe pse kjo përballje nuk ishte për asnjë titull.
Mund të ndiqni në videon më poshtë nokautin në raundin e gjashtë teksa sfida e radhës që ai kërkon është kampioni absolut i botës, Tyson Fury.
