Video/ Çfarë drame, Sevilla mposht mes emocioneve Atl. Madrid

Sevilla arrin t’i bëjë ballë Atl. Madrid, në një duel shumë fizik dhe me shumë tension. Në “Sanchez Pizjuan” ndodh gjithçka por në fund fitues dalin vendasit me rezultatin 2-1, një fitore dramatike duhet thënë.

Pati shumë emocion në pjesën e parë mes dy skuadrave që duan të bëhen rivalizues të Real Madrid për titull edhe pse duket se është mision i pamundur këtë vit.

Vendasit kaluan menjëherë në minutën e 7’ në avantazh me një supergol të Rakitiç ndërsa reagimi i “los colchoneros” vjen në 33’ me Felipe.

Pjesa e dytë ka shumë dramë ku Atletico sulmon më shumë dhe në disa raste i afrohet golit e për më tepër Simeone nxjerr nga loja Luis Suarez i cili nuk ja përton trajnerit disa fjalë në nerva e sipër.

Gjithsesi në minutën e 88’ në një goditje këndi, topi goditet me kokë dhe shkon në traverse e më pas Ocampos gjuan duke ndëshkuar Atl. Madrid. 2-1 dhe Sevilla merr 3 pikë që e mbajnë në vend të dytë dhe 5 pikë larg vendit të parë./Ora News/.