Skënderbeu merr “frymë”, mposht Kastriotin në duelin e mbijetesës

Në Korçë u luajt një nga sfidat më të rëndësishme për Skënderbeun dhe Kastriotin. Kush më pak e kush më shumë, të dyja ekipet janë në pozicione shumë delikate dhe rrezikojnë rënien por më te mirën sot mori Skënderbeu që fitoi me rezultatin 2-1.

Ne statiumin e Korçës, të pranishëm ishin dhjetëra tifozë që sfidonin të ftohtin duke mbështetur skuadrën e cila nuk i zhgënjeu por mori 3 pikë të arta.

Që në minutën e 13’, vendasit kaluan në avantazh me Mensah me një gjuajtje me kokë teksa rastet e tjera për të dyfishuar nuk munguan. Kastrioti përgjigjet me pak raste por konkretizon shume mirë sin ë 39’ kur Greca vendos barazpeshën.

Pjesa e dytë duket shumë e ekuilibruar me ekipet që nuk duan të gabojnë por Skënderbeu është më insistues dhe në 68’ gjen edhe avantazhin me golin e Meksit. Edhe disa raste të tjera korçarët janë pranë golit por në fund rezultati mbetet 2-1 dhe 3 pikët shkojnë për Skënderbeun që barazojnë Dinamon me 14 pikë teksa Kastrioti mbetet në fund me 8 pikë./Ora News/.