Skandali i incineratorëve, Kryemadhi i kthehet Ramës: Mbyll gojën, lër SPAK-un të shprehet
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon të publikojë detaje ne lidhje me skandalin e incineratorëve. Përmes një videoje montazhi, Kryemadhi ka ndërtuar një skeme me personat të cilët janë të përfshirë në këtë aferë nisur nga kryeministri Edi Rama zv/kryeministri Arben Ahmetaj, si dhe ministra të tjerë, përfshirë edhe ata të LSI-së.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, vijon të publikojë detaje nga skandali i incineratorëve, madje duke denoncuar edhe me foto personat që ajo i konsideron përgjegjës nisur nga kryeministri Rama.
Përmes një videoja që publikoi në rrjetet sociale, Kryemadhi tregon se Rama është ai që vendos, edhe pse Kryeministri në një deklaratë është shprehur se nuk janë konstatuar probleme në procedurën e ndjekur për incineratorët.
“E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet”,-shkruan Kryemadhi në facebook.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme vijon hetimet per persona të tjerë të përfshirë në këtë skandal, ndërsa priten edhe arrestime te tjera në lidhje me abuzimet që janë bërë për inceneratorët në Tiranë dhe ne Fier.
Deri tani i arrestuar për këtë aferë është ish-ministri Lefter Koka, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy administratorët e kompanive të cilet janë fituese për incineratorin e Elbasanit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.
SPAK u ka sekuestruar edhe pasuritë tre personave së bashku me incineratorin.
