Demokrati në Maliq tregon "mëkatin" e Berishës: Solli në PD Luludhaqin që na doli më i ndyrë se Rama
Pasi hodhi votën në referendumin për shkarkimin e kryetarit të PD, një anëtar i PD-së në Maliq të Korçës shprehu revoltën ndaj lidershipit aktual të PD-së me në krye Bashën.
Ai foli dhe për shpresën që i riktheu Sali Berisha, i cili sipas tij të vetmin kusur ka dorëzimin e PD në duart e Bashës.
"Unë jam anëtar i PD dhe themelues i seksionit në fshatin Leminovë që nga 1991-i dhe derisa të kem ditë, nuk bëhet fjalë t’i ndahem Sali Berishës: një burrë i shkëlqyer, një burrë me tradita, një burrë fisnik, një burrë patriot, një burrë trim! Edhe ka një kusur vetëm, që kur na solli jo Lulin,… po Luludhaqin, që na gënjeu, që na sorollati, se e kemi ndjekur mbrapa ngado. Unë jam 71 vjeç dhe e kam ndjekur mbrapa ngado, po burrë më i lig…Po më duket më i ndyrë nga Rama. Po ai ka dhe ata shokët që i japin kurajo, Salianjin.
Salianji ka ardhur në Zvirinë dhe një në moshën time, 71 vjeç, e ka sharë nga e ëma, një “zarbanik” që e kemi ndjekur prapa. Po këta s’janë njerëz, se me ai ata mburret, me atë Gridën, me këta “rrozhgat” , me Alibejnë, njerëz bukëshkelur, ndaj u bën thirrje të gjithë demokratëve që janë me shpirt të bashkohen në referendum, të votojnë pro shkarkimit të atij qeni, se na ka mërzitur shpirtin. Unë kam katër fëmijë, të tërë jashtë shtetit dhe Rama na ka detyruar që s’ka mbetur fëmijë këtu, po ky po bëhet më i poshtër se Rama. Prandaj duhet të mbledhin mendjen demokratët, ta qërojnë këtë “zarbanik”, të qërohet njëhërë e përgjithmonë bashkë me Salianjin, bashkë me Gridën, bashkë me ata që e shoqërojnë.”
