Nis Kuvendi Kombetar. Ish studenti i Dhjetorit 1990 krah Bashës: Duhet të riparojmë shtyllat e PD. Merreni e drejtojeni me nder

Lulzim Basha është pritur me ovacione në Pallatin e Kongreseve ku pritet të nisë Kuvendi Kombëtar I thirrur nga PD.

Kuvendi nisi me himnin kombëtar dhe miratoi ngritjen e komisionit të Kuvendit, i cili do të drejtohet nga Jemin Gjana.

Më pas fjalën e mbajti Ilir Dizdari, ish student i dhjetorit 1990. Si përfaqësues i lëvizjes së dhjetorit 1990 Dizdari premtoi se do qëndrojë në krah të Bashës.

"Do ju qëndrojmë afër herë si ndihmues, herë si këshillues, herë si pjesëbërës duke shkrirë dhe punuar bashkarishyt për ta bërë PD siç ishte në vitin 1990, frontin më të madh të zhvillimit të Shqiptarëve. Timoni i anijes së PD në çdo kohë duhet të jetë në drejtimin e SHBA dhe BE-së. Ringritja e Demokracisë nis nga ndryshimet kushtetuese që kreu i PD-së ka marrë përsipër ti bëjë. “Ne duhet të riparojmë shtyllat e PD-së. Sot ju keni radhën ta kryeni këtë mision, merreni e drejtojeni me nder”

Në sallë pati dhe thirrje: Poshtë Komunizmi!"

Nis Kuvendi Kombetar. Ish studenti i Dhjetorit 1990 krah Bashës: Duhet

Komisioni

Jemin Gjana, kryetar

Gazment Bardhi, anëtar

Grida Duma, anëtare

Enkelejd Alibeaj, anëtar

Flutura Açka, anëtare