Dikur me Berishën, sot Basha në Kuvendin Kombëtar në krah me Dumën dhe Tabakun

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Kryesia e kësaj partia në sallën e “Pallatit të Kongreseve”.

Basha është shfaqur i ulur pranë dy nën kryetareve të PD-së, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, ndërsa pak më tutje janë ulur Enkelejd Aliabej dhe Gazment Bardhi.

Ndryshe nga Kuvendi i i korrikut, këtë herë Basha nuk ka pasur pranë shumë nga bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kuvendi është hapur me fjalën e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa dhe do të vazhdojë me fjalën e të pranishmëve sipas programit.

Nga ana tjetër, në gjithë vendin është duke u zhvilluar referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës pas vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Dikur me Berishën, sot Basha në Kuvendin Kombëtar në krah me