Elbasan/ Selia PD hap dyert për referendumin, Demokrati: Tallej me ne me xhiro boshe në bulevard
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 10:00
Në Elbasan votimi dyert e selisë PD janë hapur për tu bërë votimi. Demokratët që i janë drejtuar qendrës së votimit për shkarkimin e Bashës nuk e fshehin zhgënjimin.
“Jam i zhgënjyer nga Basha. Jam sorollatur 6 muaj me protesta dhe ai tallej me ne xhiro boshe në bulevard. Ne thithnim gazin lotsjellës vetë largohej sepse nuk thithte asnjë litër gaz.
Më 17 korrik votova Lulzim Bashën i thashë që të më mbrojë interesat e mia por tani po i bëj një rekurs votës time” thotë një demokrat” thotë një anëtar tjetër.
“Edhe një tjetër democrat nuk e fsheh zhgënjimin pas votimit për shkarkimin e Bashës: “Gjithë jetën kemi vuajtur nga sistemi komunist. 30 vite burg baba. Edi Rama na mori shpirtin nuk duam ta shohim Edi Ramën” thotë një anëtar.
