Nuk ndalen infektimet në Premier League. Edhe Guardiola me Covid-19?

Janë disa ndeshje që janë anuluar në Premier League. Skuadrat po përballen me një furi infektimesh mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafeve ku Tottenham, Leicester, Watford, Burnley kanë patur probleme të mëdha.

Duket se edhe Pep Guardiola ka rezultuar me covid-19 çka ka shtyrë klubin të anulojë konferencën për shtyp të trajnerit spanoll.

Siç mësohet, Guardiola ka bërë një test të shpejt i cili rezultoi dyshues dhe menjëherë stafi ka bërë një tjetër test molecular për të kuptuar nëse është infektuar.

Trajneri spanjoll dyshohet se në udhëtimin e tij në Spanjë ku ishte i pranishëm në lamtumirën e Agueros nga futbolli, të jetë infektuar me covid-19.

Prej ditësh Federata e Futbollit po diskuton mundësinë e ndërprerjes për disa ditë të Premier League pasi rastet mes skuadrave po shtohen dhe ndeshjet e anuluara mund të shkaktojnë probleme të mëdha me kalendarin./Ora News/.