I dënuar për prostitucion, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 13:29
Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim.
Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi i shtetasit B.B, 27 vjeç të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
