Doza me kanabis gati për shitje, arrestohet 26-vjeçari me 2 mbiemra në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 10:38
Policia e fierit ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka arrestuar një 26-vjeçar.
Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Lançia" me drejtues shtetasin Mirel Osmëni(Mina), iu gjet sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 celularë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit Mirel Osmëni(Mina), 26 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
