Kapen 3 çanta me lekë në kufi, sekuestrohen mbi 120 mijë euro dhe 2 radio policie

127 mijë euro janë sekuestruar nga Policia e Shtetit në tre pika doganore pasi u tentua të futen në Shqipëri pa u deklaruar.  Nën hetim janë vënë dy shtetas rumunë dhe një shqiptar.

Tre tentativa për futjen e shumave të mëdha të parave të padeklaruara janë goditur në 24 orët e fundit në tre pika kufitare.

Në Morinë u sekuestruan 53.600 Euro!

Paratë u gjetën në automjetin e një 35 vjeçari nga Rumania i cili po hynë në Shqipëri nga Kosova, por që nuk e kishte deklaruar shumën.

40 mijë euro u sekuestruan në Pikën Kufitare të Muriqanit të cilët u gjeten në një makinë me të cilën një 37 vjeçar nga Rumania po hynte në Shqipëri nga Mali i Zi.

Aty janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor policia.

Ndërsa në Kapshticë u sekuestruan 33.900 Euro.

Paratë e padeklaruara në këtë rast u tentua të nxirren nga Shqipëria drejt Greqisë nga një 40 vjeçar banues në fshatin Zavalinë të Elbasanit.

Në total janë sekuestruar 127.500 euro.

Të personat që u kapën  me çanta parash të padeklaruara  u proceduan penalisht në gjendje të lire.

Ndaj tyre policia ka ngritur akuzat  për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.