"Ka shkuar atje ku s'mban më", qytetari: Politikanët hëngshin njëri-tjetrin që të shpëtojë populli

"A janë të kënaqur pensionistët për shpërblimin që kryeministri Rama i ka dhënë për Vitin e Ri?"

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

"Tepër të lumtur, do t'i përdorim për ilaçe se mjekohemi me shumë ilaçe. Nga halli përdorim ato se po të jetë puna dimë të blemë dhe gjelin e detit, por e kemi të pamundur."

"Pensionistët duhen vlerësuar më shumë se kanë dhënë për këtë vend. Robi ja del gjithsesi se ne jemi mësuar dhe me pak. Ka shkuar atje ku s'mban më i themi ne. Ata harxhojnë miliona kurse pensionistët e matin 100 herë sikur çfarë po jep. Zoti e rregulloftë, hëngshnin njëri-tjetrin që të shpëtojë populli se përndryshe..."

"Është e tmerrshme se si ky popull vuan për bukën e gojës dhe ai tallet me 5 mijë lekë të reja."

Vox Pop me Enkin çdo ditë në Rtv Ora, ora 08:30.