Salianji: Në datën 18 është Kuvendi i vetëm i PD, askush nuk do tolerohet nëse shkon në një parti antiamerikane

Ervin Salianji nga Korça shprehet se në datën 18 Dhjetor shumica e delegateve të Korçës do të jenë të prezent, me tepër se 80% të tyre të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

"Pothuajse 80% e delegatëve të degës së Korçës kanë konfirmuar pjesëmarrjen  në Kuvendin e vetëm të PD-së, që është Kuvendi i datës 18 dhjetor," tha Salianji.

Deputeti demokrat shprehet se selia do jetë e hapur ne çdo moment, ndërsa të shtunën nuk ka referendum pasi ka vetëm Kuvend Kombëtar në Tiranë, ndaj selia nuk ka pse të jetë e hapur.

"Degët e PD në gjithë Shqipërinë janë të hapura, nuk ka referendum, nuk ka Kuvend në datën 11. I ashtuquajturi referendum është një mbledhje tjetër firmash për të krijuar një parti të re, antiamerikane. PD ditën e shtunë ka Kuvend në Pallatin e Kongreseve, degët e PD nuk mund të shpërdorohen ashtu si po tentohen të shpërdorohen," shtoi Salianji.

Për të, Miza e Duro janë shkarkuar pasi nuk kanë pranuar të organizojnë punën e tyre për Kuvendin Kombëtar, një vendim kolegjial.

"Ata që kanë një funksion zyrtar në PD dhe nuk i shërbejnë detyrës që i është ngarkuar, padiksutim që ka njerëz të tjerë që mund ta zhvillojnë dhe duan ta zhvillojnë jo vetëm karrierën e tyre por edhe ruajtjen e vlerave të demokratëve. Askush nuk do tolerohet nëse shkon në një parti tjetër politike," tha ai.