Me kërkesë të Ulsi Manjës, shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija drejtori i ri
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 12:42
Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili është shkarkuar nga detyra me vendim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
Ky i fundit ka vendosur emërimin në krye të burgjeve të ish-prefektit të Tiranës Admir Abrija.
Motivet e këtij rotacioni ende nuk janë bërë të ditura edhe pse ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pas marrjes së detyrës kishte paralajmëruar rinovimin e drejtuesve në institucionet e varësisë së këtij dikasteri.
Drejtori i shkarkuar Agim Ismaili mori detyrën në vitin 2019 ndërkohë që më parë kishte punuar si titullar i autoritetit kombëtar të ushqimit.
