E krahasuan me Conchita Wurst, Mirudi: Jam ndjerë shumë i ofenduar, Shqipëria nuk është gati për të tilla gjëra
Vitin e kaluar, nisur nga performanca në Festivalin e Këngës, Mirudin “e kryqëzuan” gati-gati në të gjitha rrjetet sociale me komente dhe ofendime nga më të ndryshmet. Edhe pse në atë periudhë, artisti nuk e priti shumë mirë këtë gjë, sot ai ka dy fjalë për t’iu thënë të gjithëve.
Dajana: Flasim pak për emocionet e provave. Si po shkojnë ato?
Mirud: Jam i befasuar, pasi ndihem shumë i qetë. Vitin e kaluar kam qenë i tensionuar, i stresuar edhe pse nuk kishte orkestër fare. Madje ishim jashtë dhe nuk kishte asgjë, gjithsesi kësaj radhë po e shijoj shumë dhe nuk e kam presionin e kompeticionit
Dajana: “Për dreq” Pse kjo këngë? Më fol për realizimin, ideja, si lindi e gjitha?
Mirud: Është një titull i veçantë i këngës dhe kënga lindi menjëherë pas Festivalit të kaluar. Isha shumë i mërzitur, pasi kisha shumë presion për shkak të veshjeve dhe performancës që bëra vitin e kaluar dhe njerëzit nuk e pritën shumë mirë. Në fakt kisha shumë probleme me ankthin dhe menjëherë thashë me vetë të futem në studio dhe t’i futem punës.
Dajana: Vitin e kaluar je “kryqëzuar” në rrjetet sociale për shkak të performancës tënde si Conchita Wurst. Si je ndjerë me këtë gjë?
Mirud: Jam ndjerë shumë i ofenduar dhe kur jam zgjuar të nesërmen dhe kam parë që vetëm flitej për mua jam shtangur. Unë nuk kam vesh fustan dhe nuk bëj punën që bën Conchita sepse ajo prezanton diçka tjetër nga ajo që prezantoj unë. Mos harrojmë meshkujt kanë fustanella, pra veshje tradicionale dhe një copë rrobe nuk të cakton gjininë apo seksualitetin.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani në RTV Ora Live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
Minutazhi/ 36:18
