Tiranë: Arrestohet 56 vjeçari, në banesë tek "Astiri", përgatiste dozat e kokainës dhe kanabisit

Një 56 vjeçar është arrestuar në zonën e Astirit, Tiranë pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Arrestimi i tij në flagrancë u bë në rrugën "Teodor Keko".

"Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar lëndë narkotike kokainë, një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një peshore elektronike, një shumë parash, një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, një thikë, dy aparate celulare dhe një automjet" informon policia

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"

Personi i arrestuar është A. B., 56 vjeç, banues në Tiranë.