"Shkarkimi i Bashës" Ngrihet komisioni që do organizojë dhe drejtojë referendumin e 18 dhjetorit
Nesër është dita vendimtare. Demokratët që mbështesin Bashën u bëhet thirrje të jenë në Kuvendin e thirrur në Pallatin e Kongreseve
ndërkohë që demokratët që mbështesin Berishën u bëhet thirrje të marrin pjesë në referendumin për shkarkimin e Bashës.
Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ngriti komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale me qëllim drejtimin e procesit të Referendumit të datës 18 dhjetor me këtë përbërje
Albana Vokshi – kryetare
Ervin Minarolli – Anëtar
Enno Bozdo – Anëtar
Edith Harxhi – Anëtar
Keltis Kruja – Anëtar
Komisioni ka përgjegjësinë të organizojë, mbikqyrë dhe drejtojë procesin referendar të datës 18 dhjetor deri në nxjerrjen dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar të tij nga ky komision.
