DASH: Korrupsioni dhe sisteme te dobëta të drejtësisë, pengojnë zbatimin e ligjit
Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, ashtu si bashkërendimi i pamjaftueshëm dhe një sistem gjyqësor i dobët, kanë penguar përpjekjet për zbatimin e ligjit dhe rendit në të gjitha nivelet.
Ky është vlersimi i Departamenit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, në raportin vjetor të publikuar për terrorizmin në botë.
Megjithatë, Sipas DASh, zbatimi i reformave në sektorin e drejtësisë ka vazhduar që me vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion, paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar.
Gjithashtu thuhet se Shqipëria është zotuar të rrisë sigurinë kufitare dhe kontrollet për të ndaluar udhëtimin e terroristëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me mbështetjen e ekspertëve dhe programeve të Shteteve të Bashkuara.
Në raport përmenden edhe riatdhesimet që shtettishqiptar ka bërë. Kthimi në atdhe më datën 27 tetor i gruas shqiptare së bashku me kater fëmijët nga Siria e theksohet se do vazhfojnë përpjekjet për riatdhesimin nga kampet siriane.
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri përfshinë luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria dhe përpjekjet e simpatizantëve të ISIS-it për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë, si dhe aktiviteti i sponsorizuar nga Irani drejtuar kryesisht kundër grupit opozitar iranian Mujahedeen-e-Khalq (MEK), pjesëtarët e të cilit janë të strehuar në vendin tonë.
Po ashtu, raporti ka treguar bashkëpunimin e ngushtë të Njësisë së Policisë së shtetit Kundër Terrorizmit dhe përfshirjen e tij në operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm.

