Boçi: 3 incineratorët më shumë kapacitet për plehrat se gjithë Shqipëria, do të importojmë për t’i mbajtur

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se Kapacitetet e incineratorëve kanë kapacitet më shumë se sa e gjithë Shqipëri.

Ai tha se ka pasur projekt që të importohen mbetje për t’i mbajtur në punë, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike është i pamatur dhe i pajustifikuar.

Boçi: Kapacitetet e incineratorëve kanë kapacitet më shumë se sa e gjithë Shqipëri. Pra duhet të importojmë mbetje për t’i mbajtur në punë. Kështu krijohet mundësia që të depozitojmë mbetje nga vendet e tjera. Në Elbasan është parashikuar me 140 ton në ditë, ndërsa bashkia çon 80 ton. Nga 7 bashki vetëm 3 dërgojnë plehra.

Hapësira për të marrë mbetje të tjera ekziston. Projekti është për një gjë të tillë. Energjia elektrike nuk justifikohet dhe nuk matet fare.