11 dhjetori, Basha: Nuk ishte Kuvend por tubim, mund ta thirrte edhe Rama e Tom Doshi
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Kuvendin Kombëtar të PD që u mblodh nga Sali Berisha e ka konsideruar si ‘tubim’ ndërsa ka shtuar votat e delegatëve u manipuluan.
Basha tha se një tubim të tillë si ai i 11 dhjetorit mund ta kishte thirrur edhe Tom Doshi apo Edi Rama.
Lulzim Basha: Në 11 dhjetor nuk ka patur Kuvend, por ka patur një tubim që mund ta thërriste kushdo. Edhe Tom Doshi apo Edi Rama. Delegatët, ka qenë një manipulim. Nisi me faull dhe mbaroi me faull, nisi me mbylljen e kërkesave në kasafortë, dhe mbaroi me skena ku shtypet butoni dhe lëvizin 7 veprime në sekondë apo manipulime në kuti.
Basha tha se e vetmja krizë është ajo e Berishës me SHBA-në, që e ka shpallur “non-grata”.
"Ka një krizë të Sali Berishës me SHBA, që e kanë cilësuar non-grata, ka një lëvizje të Sali Berishës për t’iu imponuar demokratëve”, tha Basha, në emisionin “Open”.
