Hoxha: Për dënime si i Llallës i vështirë ekstradimi nga Italia, arrestime shiten si sukses
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 21:16
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Artan Hoxha u shpreh se Tani e dimë se ku është adresa e ish-prokurorit të përgjithshëm Llalla.
Ai tha se për dënime të tilla, nën 4 vite, është e vështirë që të ndodhë ekstradimi i Llallës për dënimin e dhënë nga vendi ynë.
Hoxha: Tani e dimë se ku është adresa e ish-prokurorit të përgjithshëm. Ai është në Itali dhe atje do të dërgohet dosja shqiptare. Me aq sa kam unë informacion, për dënime të tilla, nën 4 vite, është e vështirë që të ndodhë ekstradimi.
Autoritetet tona nxitojnë në raste të tilla sepse u duket si sukses. E bëjnë qëllimisht këtë gjë. Për Klement Balilin tregonte një sukses për shtetin, ndërsa videoja që publikova unë me dorëzimin tregonte një diskretitim.
