Kastriot Islami: Kuvendi i 11 dhjetorit i ka kthyer shpresat anëtarësisë
Ish-deputeti Kastriot Islami është shprehur se Lulzim Basha me vendimin që mori për përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, ka shkelur statutin.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini tha se sipas statutit të PD një deputet nuk mund të përjashtohet nga grupi parlamentar nëse nuk ka kthyer disiplinën.
Kastriot Islami: Basha ka shkelur statutin e PD, ka shpërfillur anëtarësinë. Nuk e ka të drejtën kryetari të marrë një vendim të tillë. As në statut nuk duhet përjashtuar një deputet nga grupi parlamentar sepse quhet parti shtet. largimi nga anëtarësia i një anëtari i grupit parlamentar bëhet vetëm me rregullohen e grupit parlamentar. Nga grupi përjashtohesh vetëm nëse thyen disiplinën. Berisha nuk po kërkon llogari pse e kanë shpallur “Non Grata”. Berisha po kërkon fakte dhe prova. Nuk ka vendim nëpërmjet deklaratave por shkruhen.
Duke iu referuar deklaratës së Bashës, i cili pak kohë më parë tha se SHBA i kërkuan për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, Islami tha se Kryedemokrati nuk ka treguar a ka një kërkesë me shkrim për një vendim të tillë.
Kastriot Islami: Basha nuk ka treguar a ka një kërkesë nga SHBA për përjashtimin e Berishës dhe e dyta ka dhunuar të drejtën e anëtarëve të PD.
Ndërkohë përsa i përket situatës politike në vend, Islami tha se Kuvendi i 11 dhjetorit i ka kthyer shpresat anëtarësisë.
Kastriot Islami: Kuvendi i 11 dhjetorit i ka kthyer shpresat anëtarësisë. Ka një entuziazëm. Është kthyer shpresa, besimi te fitorja e PD. Është kthyer dinjiteti dhe sovraniteti që e kishin të munguar gjatë gjithë kësaj kohe, dhe kjo e ka gjallëruar PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ishte i pashembullt.
