"Erdhi me pantallona të shkurtra”, Berisha tregon si e njohu Bashën: S'ma sugjeroi vajza ime
Ish-kryeministri Sali Berisha për herë të parë ka treguar se si e njohur Lulzim Bashën.
Berisha tha se ky i fundit i kishte shkuar në zyrën e tij me ka folur për njohjen e parë me Lulzim Bashën, për të cilin tha se kishte shkuar në zyrën e tij me pantallona të shkurtra, i shoqëruar nga Barend Kohen, i cili faktoi helmimin e fëmijëve në Kosovë.
Ai tha se Bashën nuk ia kishte sugjeruar vajza e tij, ashtu siç është përfolur.
Pyetje: Kur e keni njohur Lulzim Bashën?
Sali Berisha: Lulzim Bashën e kam njohur që në vitin 1990-1991. Ai ka ardhur te unë për herë të parë me Bernard Kohen, një personazh shumë i njohur për ne, pasi faktoi helmimin e fëmijëve në Kosovë Erdhi me pantallona të shkurtra, djali i ri. Për mua Kohen ishte një personalitet që ne e donim, se mbështeti Kosovën.
Që nga ajo kohë, unë kisha njohur edhe më shumë Lulzim dhe Aurela Bashën, Aurela bashkë me një zonjë tjetër amerikane kishin një organizatë me të cilin ndiqnin jetën parlamentare në Shqipëri, por vinin rregullisht edhe në Këshillin e Europës. Ideja e KOP-it më kishte lindur me kohë. Ku t’i gjeja njerëzit. Njihja disa nga këta që punonin në Kosovë. Vajza ime nuk ma ka sugjeruar, absolutisht jo. Ka ardhur me 38 vetë të KOP-it, jo të gjithë nga Kosova, por shumica. Kishin merita, dinin gjuhë, kishin veprimtari me të huaj.
I pyetur se kur u bind se Basha do të ishte pasaardhës i tij, Berisha tha se ‘asnjëherë’, ndërsa shtoi se në garë kur dha dorëheqjen u paraqit vetëm Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi.
Pyetje: Kur u bindët se ishte pasardhësi juaj në PD?
Sali Berisha: Absolutisht asnjëherë. Sali Berisha dha dorëheqjen duke deklaruar se përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve në 103 është Sali Berisha. E bëra këtë për t’u hapur rrugën e garës të gjithëve. Asnjë njeri përveç Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit nuk u paraqit për garë. Dëshira ime ishte që ai të ishte udhëheqës i suksesshëm. Kisha kënaqësi kur një gjeneratë e re erdhi në krye.
Këtë deklaratë Berisha e bëri në emisionin “Opinion” në Klan.Tv.
