Muçi: Drejtësia vitet e fundit ka pësuar një black-out, arrestimi i Lefter Kokës sinjal pozitiv

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Besnik Muçi u shpreh se inceneratori do të vijojë të funksionojë siç ka funksionuar, por tani që është nën sekuestro.

Ai tha se drejtësia është duke pësuar një black-out vitet e fundit, por theksoi se sinjali i fundit me arrestimin e Lefter kokës është një sinjal pozitiv.

Muçi: Inceneratori do të vijojë të funksionojë siç ka funksionuar, por tani që është nën sekuestro do të jetë nën administrimin e shtetit. Drejtësia është duke pësuar një black-out. Pra shumë institucione janë bllokuar dhe gjykatat janë të boshatisura. Sinjal pozitiv vendimet e fundit nga SPAK. E rëndësishme që SPAK ka nisur të funksionojë. Industria e mbetjeve në mbarë botën është si magnet për krimin e organizuar dhe ka plehrat si domain të vet.