Boçi: Arrestimi i Kokës i paracaktuar, do mbyllen ato kanale që të çojnë te Rama

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se SPAK nuk është vendosur në lëvizje për hetimet mbi inceneratorët nga denoncimet e PD dhe LSI.

Ai tha se të gjitha akuzat do të bien mbi Kokën dhe do mbyllen ato kanale që të çojnë te kryeministri Edi Rama.

Boçi: SPAK nuk është vendosur në lëvizje për hetimet mbi inceneratorët nga denoncimet e PD dhe LSI. Arrestimi i Kokës i paracaktuar. I paralajmëruar nga sjelljet e Ramës ndaj Kokës. Në shtator i është kërkuar të japë dorëheqjen.

Të gjitha akuzat do bien mbi Kokën dhe do mbyllen ato kanale që të çojnë te Rama. Inicimi i kësaj skeme korruptive nuk është dëshirë e ish ministrit Koka por kryeministrit.