Hoxha: Incineratorët të ndërtuar në 3 hambarët elektoralë të PS-së Tiranë, Elbasan e Fier
Në "Drejt" nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Artan Hoxha u shpreh se kryebashkiaku Veliaj i ka kthyer përgjigje pozitive ministrisë së Mjedisit për inceneratorin e Sharrës.
Ai tha inceneratorët janë ndërtuar në tre hambarët elektoral më të mëdhenj të Partisë Socialiste, konkretisht Tiranë, Elbasan dhe Fier.
Hoxha: Veliaj i ka kthyer përgjigje ministrisë së Mjedisit për inceneratorin e Sharrës, duke i dhënë dakordësinë për këtë çështje. Një nga hallkat e zinxhirit të këputet dhe nuk bëhej kjo gjë.
Vijmë tek pjesa. Ku janë përzgjedhur vendet ku do të ndërtohen incineratorët. Janë përzgjedhur në tre hambarët elektoralë më të mëdhenj të PS-së Tiranë, Elbasan dhe Fier. Janë 178 milionë euro.
Koncesione do të thotë që të bëhet me para të privatit, por ato janë bërë me paratë tona. Aktualisht kemi një incinerator në këmbë në Elbasan që është në sekuestro. Kemi atë të Fierit që ka marrë lekë, por herë e shohim e herë jo. Po ashtu kemi edhe atë të Tiranës që nuk është hiç, por vetëm landfill.

