Akuzat e Kryedemokratit për 21 Janarin, Berisha: Unë kam qenë në zyrë, ku ishte Basha nuk e di
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga kreu i PD Lulzim Basha, për rolin e tij në ngjarjen e 21 janarit në 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Berisha tha se atë ditë ka qenë në zyrën e tij duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane, ndërkohë për Bashën tha se nuk e di se ku ka qenë.
Pjesë nga biseda në studio:
Pyetje: Di ndonjë gjë për zoti Basha për 21 Janarin që ne nuk e dimë?
Sali Berisha: Berisha: Basha është bërë bashkë me zotin Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare.
Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di.
