Kepi: Adriatik Llalla u arrestua në 10 dhjetor në Romë, lajmi është mbajtur i fshehtë

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja e RTV Ora, Alba Kepi në Itali u shpreh se Adriatik Llalla u arrestua në 10 dhjetor në Romë.

Ajo tha se Lajmi është mbajtur i fshehur në Shqipëri për afro tre ditë dhe se SPAK nuk ka bërë detyrën sikurse duhet.

Kepi: Adriatik Llalla u arrestua në 10 dhjetor në Romë, konfirmim zyrtar nga autoritetet. Janë në pritje të dokumenteve nga drejtësia shqiptare për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Lajmi është mbajtur i fshehur në Shqipëri për afro tre ditë. Nuk kuptoj pse janë përhapur lajme se Llalla nuk ishte arrestuar, por kërkonte azil. Nuk e kuptoj pse përcillen lajme të tilla.

SPAK nuk ka bërë detyrën sikurse duhet. Nëse është arrestuar Llalla me datë dhjetor dhe një lajm i tillë nuk është dhënë, sepse është një lajm i rëndësishëm për drejtësinë shqiptare. Pse nuk e ka dhënë lajmin në kohë?