Kush e drejton PD? Flet Berisha: Basha jo, ai u shkarkua më 11 dhjetor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se tashmë PD nuk drejtohet nga Lulzim Basha, por nga Komisioni i Rithemelimit që u krijua në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Berisha tha se Basha u shkarkua në Kuvendin e 11 dhjetorit ndërsa shtoi se anëtarët Komisionit të Rithemelimit janë shpërndarë në Shqipëri për të organizuar referendumin e 18 dhjetorit.

“Partinë Demokratike sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh në datën 11 dhe Kuvendi do e drejtoj deri në datën 22 mars. Kuvendi ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 vetash kolegjial.  

Grupi kolegjial ka shkuar në seli dhe ka kryer mbledhje në seli për t’iu dëshmuar demokratëve që vendimi u zbatua. Sot grupi është në të katërta anët e Shqipërisë për organizuar një ngjarje madhore, ku referendumin e thirrur nga Kuvendi i anëtarësisë.  Po merren me referendumin  në mënyrë që çdo anëtarë i PD të vij të votoj për ratifikimin e vendimit”,-tha Berisha, në emisionin “Opinion”.