Hoxha: Zjarret në landfille të qëllimshme për incineratorët, i raportonin mediat të lidhura me to
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 21:56
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Artan Hoxha tha se zjarret në landfille kanë qenë të qëllimshme për të krijuar idenë se ne kemi problem me mbeturinat dhe duhen inceneratorëve.
Ai tha se Këtë e bënin media që kanë pasur interferenca direkte me këtë industri duke raportuar lajme për këto zjarre.
Hoxha: Në media kemi parë se zjarret në landfille kanë qenë të qëllimshme për të krijuar idenë se ne kemi problem me mbeturinat dhe duhen inceneratorëve. Këtë e bënin media që kanë pasur interferenca direkte me këtë industri. Ne e dimë se ku i asgjësojnë plehrat bashkitë duke i hedhur në lumenj.
Këtë vit ka pasur zjarre pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Zjarret e qëllimshme janë pasqyruar nga mediat që mbrojnë interesat e inceneratorëve.

