Qyno: Llallës i është dorëzuar urdhër kërkimi, nuk është në masë arresti me burg
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se Adriatik Llalla është larguar qysh në tetor dhe ka ikur në Itali ku ka kërkuar azil politik
Ai tha se për të ka pasur një dorëzim urdhër kërkimi, pasi nëse do të kishte arrestim do ishte marrë masa e sigurimit arrest me burg për 40 ditë.
Qyno: Llalla është larguar qysh në tetor dhe ka ikur në Itali ku ka kërkuar azil politik duke sqaruar gjithë procedurën dhe pse e kërkon. U ka treguar autoriteteve që është në kërkim dhe që dënimi i tij është ndikuar nga faktorë vendas dhe ndërkombëtarë.
Autoritetet kanë marrë informacion, ndërkohë që Llalla ka jetuar i lirë në Itali. Ato e kanë konfirmuar që ai ishte në kërkim dhe kanë shkuar efektivët në banesë, duke i dorëzuar urdhërin e kërkimit. Nëse do të kishte arrestim do ishte marrë masa e sigurimit arrest me burg për 40 ditë.