Hasa: 11 dhjetori miting, Berisha ka marrë peng aksionin opozitar, do të mbajë peng PD-në
Endri Hasa nga PD, i ftuar në RTV Ora, u shpreh se nuk ka një PD të Bashës apo të Berishës, por një Parti Demokratikë të Shqipërisë.
Ai tha se 11 dhjetori ishte një miting i Sali Berishës ku merrnin pjesë demokratët dhe ishte më dobëti që ka organizuar Berisha deri më sot.
Hasa: Nuk ka një PD të Bashës apo të Berishës, por një Parti Demokratikë të Shqipërisë. 11 dhjetori ishte një miting i Sali Berishës ku merrnin pjesë demokratët dhe ishte më dobëti që ka organizuar Berisha deri më sot, pas Foltoreve në çdo qytet të vendit dhe me një investim marramendës në para. Ky nuk ishte një kuvendi PD-së, sepse institucioni ka rregulla se si mblidhet ai. Ne po prisnin në 11 nëntor për t’ia dhënë këtë kuvend demokratëve dhe për të dëgjuar qoftë edhe 5 apo 100 firma.
Ajo që u bë ishte se edhe ato që ishin u mbyllen në kasafortë, nuk u depozituan kurrë në institucione, sepse nuk kishte qëllim për mbledhjen e kuvendit, por për të bërë një miting me njerëzit mbështetës të një personi që ka qenë lider i PD-së, por që problemin nuk e ka me PD-në, por me SHBA-në. Në “Air Albania” u mblodhëm mitingashë dhe nuk u lejua që të kishte media aty. Nuk ishte delegatë, por kishte vetëm njerëz aty në një miting.
Hasa theksoi se Berisha ka marrë peng aksionin opozitar, sepse në studio nuk po flitet për atë që po bën Edi Rama, apo për vjedhjet e tij, apo arrestimin e Kokës. Ai theksoi se Berisha do të mbajë peng partinë për hallet e veta.
Hasa: Ne në Këshillin e partisë i kemi lexuar emrat të gjithë në sy të kamerave. Ne kemi pasur edhe njerëz që nuk e kanë kuptuar që ka mbaruar votimi dhe kanë qenë të gjithë me emër. Gjatë momentit të votimit ne e kishim kaluar me kuorum. Këta pse nuk e sollën kërkesën për kuorom? Ndërkohë merremi me statutin kur duhet të flisnim për hallet e njerëzve dhe për paratë që po na merr Becchetti. Berisha ka marrë peng aksionin opozitar, sepse në studio nuk po flitet për atë që po bën Edi Rama, apo për vjedhjet e tij, apo arrestimin e Kokës. Berisha do të mbajë peng partinë për hallet e veta.

