Aksident tragjik në SHBA/ Ndërron jetë i riu shqiptar, po ecte me shpejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2021, 20:48
Një emigrant shqiptar në SHBA ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Mësohet se emigrantit shqiptar po udhëtonte me shpejtësi të lartë, ku si pasojë humbi kontrollin, e u përplas në një shtyllë.
"Viktima ishte duke ecur me shpejtësi në drejtim të lindjes në rrugën Morris Park me mjetin, tip Mercedes-Benz ML 320, kur doli nga rruga pranë rrugës Haight dhe u përplas në një shtyllë rreth orës 12:15 të mëngjesit", njofton policia.
Mësohet se në makinë ishte dhe një pasagjer 24-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

