Ju flet Moska - Një sekret i NATO-s që ndriçon politikën amerikane në Shqipëri
Një sekret i NATO-s që ndriçon politikën amerikane në Shqipëri ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Në vitet 1989-90 kur po shpërbëhej blloku komunist i lindjes, shërbimet e fshehta të NATO-s kanë mbajtur konferenca dhe mbledhje sekrete për të diskutuar mbi rreziqet që do të krijoheshin nga shpërbërja e strukturave në vendet diktatoriale.
Disa vite më parë jam takuar me një ish-zyrtar të shërbimeve të fshehta italiane që kishte marrë pjesë në një mbledhje të tillë.
Italianët kanë qenë shumë të shqetësuar për Shqipërinë. Ai më tha se kanë qenë shumë të shqetësuar për Shqipërinë, sepse ka një rrezik të një lloji të caktuar që partia do të shndërrohet dhe do të bëjë një pluralizëm të rremë.
Kështu partia do të ruajë pranë vetes sigurimin e shtetit duke i anëtarësuar në parti dhe do të krijojë struktura mafioze.
Italianët rekomandonin që Partia e Punës duhet të shpërbëhet me detyrim, sikurse ndodhi në shumë vende të tjera ish-komuniste.
Ai më tha se në ato kohë, Milosheviçi nuk e ka parë me aq rrezik ardhjen e armëve nga Shqipëria sa të bënte një ndërhyrje ushtarake.

