9-vjeçarja nga Shkodra nismë për fëmijët jetim: Dhuro një lodër, ndiz buzëqeshje

Të shumta janë nismat që ndërmerren në fundvit për tu gjendur pranë njërzve në nevojë. Është bukur kur këto nisma merren sidomos nga brezi i ri.

Revja Toska është vetëm 9 vjeç, nga Shkodra e cila angazhohet prej vitesh në ndihmë të njerëzve në nevojë.

E ftuar sot në “Jeto më Orën” Rejva Toska tregoi për nismën e saj të veçantë dhe sesi është pritur nga shokët e saj dhe familjarët. 

Ajo tregoi se kur është pyetur nga prindërit e saj se çfarë ka dashur për vitin e ri si dhuratë është shprehur se dëshironte t’ju dhuronte fëmijëve paprindër dhurata.  Ishte vetëm 6 vjeç kur ndërmori nismën e parë duke u bërë pjesë e një organizimi vullnetar për të mbledhur ndihma për familjet me probleme social-ekonomike.

“U bënë tashmë disa vite që merrem me këtë, sivjet kemi mbledhur shumë dhurata për fëmijët. Dhe kam qenë prezente në shumë dhurime që u janë bërë fëmijëve. Fëmijët ishin shumë të lumtur për këto dhurata dhe unë isha gjithashtu shumë e lumtur për ta” u shpreh Revja Toska. 

Dëshira dhe pasioni për të qenë sa më pranë kryesisht fëmijëve jetimë, ka bërë që të angazhohet në një sërë aktivitetesh për të mbledhur ndihma për fëmijët  në qytetin e Shkodrës dhe se dëshiron që ta vijoj këtë nisëm. 

“Dua shumë që ta vijojë këtë nisëm, tani kam mbledhur disa dhurata përsëri për t’i dhuruar dhe më shumë kam mbledhur disa arusha për fëmijët e vegjël. Tashmë më janë bashkuar edhe shokët e mi” u shpreh 9 vjeçarja. 

Këtë nismë e ka quajtur “Dhuro një lodër, ndiz buzëqeshje”.

Kjo sipërmarrje është pritur shumë mirë nga bashkëmoshatarët e saj, si edhe nga prindërit e shumë fëmijëve.