Sandër Lleshaj “habitet” nga kryeministri: Përgëzime Edi Ramës për fjalën e mbajtur
Edhe pse tashmë i larguar nga kabineti Rama, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duket se nuk i humbet rastet për të komplimetuar kryeministrin.
Kryeministri Rama, disa ditë më parë, ka ndarë pamjet e një investimi të bërë në zonën e Lurës dhe në këtë postim, Sandër Lleshaj ka komentuar duke i shprehur dhe përgëzimet e tij kryeministrit.
Rama: Mirëmëngjes dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë.
Lleshaj: Me këtë rrugë shqiptarëve u hapet mundësia të njohin një ndër pjesët më të bukur te Atdheut. Përgëzime Edi Ramës për fjalën e mbajtur.
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u largua nga detyra, pas një dorëheqje që dha pas protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

